Real Madridi do të luaj nesër (e martë) në udhëtim te Paris Saint-Germain dhe Sergio Ramos ka bërë të qartë se skuadra e tij është e gatshme për ndeshjen ndaj udhëheqësve të Ligus 1.
Kapiteni bëri thirrje që bashkëlojtarët e tij të jenë të fokusuar pasi ndeshja është si një finale dhe duhet të përpiqen të mbrojnë kryesimin e tyre prej 3-1 nga ndeshja e parë.
“Qasja dhe përqendrimi ynë janë prioritete, duhet të jemi vigjilent”, ka thënë fillimisht Ramos gjatë konferencës për shtyp të para ndeshjes.
“Nuk ka vend për gabime, pasi një dështim mund të na lërë jashtë”.
“Është një ditë e rëndësishme, si një finale”.
“Nuk jemi këtu për të dhuruar asgjë, kështu që nuk mund të kemi mungesë qëndrimi”.
Kapiteni foli edhe për mungesën e yllit kryesor të PSG-së, Neymar dhe theksoi se ish-shoku i tij i skuadrës, Angel Di Maria, do të ishin një zëvendësim i fortë për brazilianin.
“Neymar është një lojtar tjetër dhe ai është gjithnjë i rrezikshëm”.
“Por, unë e di se kush mund ta zëvendësojë atë. Është Di Maria, ai është një lojtar i madh”, përfundoi kapiteni i Realit. /Telegrafi/