Sergio Ramos ka tentuar ta justifikojë humbjen e Real Madridi prej 7-3 ndaj Atletico Madridit me një arsye tejet të çuditshme.
Dy rivalët e La Liga-së u përballën në stadiumin ‘MetLife’ në New York, ndërsa ndeshjet përfundojë me dhjetë gola të shënuar dhe dy kartonë të kuq.
Diego Costa shënoi katër gola para se të ndëshkohej me karton të kuq së bashku me Dani Carvajalin kur rezultati ishte 6-0 për Los Cholchoneros, derisa Ramos ka thënë se ata nuk e morën ndeshjen seriozisht, për dallim nga rivali lokal.
⏱ 90' | 3-7 | FT at @MetLifeStadium! What a performance from our team ❗❕❗
Thanks for your support, Atleti Family 👏👏👏#AúpaAtleti #AtletiSummerTour #ICC2019 pic.twitter.com/NhIG8v6HHh— Atlético de Madrid (@atletienglish) July 27, 2019
“Ne ishim të hutuar, pasi ju mund të humbni në disa mënyra, por jo kështu. Pas një pjese të parë të keqe, ne tentuam të fitonim në pjesën e dytë, së paku e bëmë atë”, ka thënë Ramos.
“Është e thjeshtë. Real Madridi e shikoi përballjen si miqësore, mirëpo ata jo. Dhe shikoni në anën e mirë, Reali dëshironte të fitonte në pjesën e dytë dhe e bëri atë. Andaj asgjë nuk ka këtu”, ka shtuar më tej mbrojtësi spanjoll.
Los Blancos ndoshta mund ta kenë fituar pjesën e dytë me tri gola, për dallim nga kundërshtari që shënoi dy, mirëpo Atletico humbi disa shanse të sigurta për gol dhe kishin posedimin e topit gjithmonë. /Telegrafi/