Telegrafi

“Ramos mund të jetë Ronaldo i tyre i ri”, Manchester Unitedit i kërkohet të nënshkruajë me yllin e ri të Portugalisë

Ish-mesfushori i Manchester Unitedit, Kleberson ka kërkuar nga ish-klubi i tij të nënshkruajë me sulmuesin Goncalo Ramos, i cili sipas tij mund të jetë Cristiano Ronaldo i ri për Djajtë e Kuq.

Ramos e mposhti Ronaldon në hierarki Kupën e Botës “Katar 2022”, kur ai u zgjodh për të startuar përpara 37-vjeçarit në ndeshjen e 1/8-tës kundër Zvicrës.

Sulmuesi i Benficas shënoi një het-trik për të ndihmuar vendin e tij në një fitore 6-1, dhe që atëherë ai është lidhur me një lëvizje në disa nga klubet më të mëdha të Evropës, duke përfshirë Unitedin.

Largimi i Ronaldos nga Old Trafford ka hapur një vend në sulm për skuadrën e Erik ten Hag dhe Kleberson beson se Ramos ka mjaft cilësi për të plotësuar atë boshllëk në afatin kalimtar të janarit.

“Unitedi duhet ende të gjejnë mënyrën e përsosur që duan të luajnë, sepse që nga largimi i Sir Alex Ferguson, ata kanë luftuar me identitetin e tyre. Nën Ferguson, ju e dinit saktësisht se çfarë po bënit dhe shtylla kurrizore e ekipit të tij ishte shumë i rëndësishëm; një qendërmbrojtës solid, një mesfushor i fortë dhe një golashënues”, ka thënë fillimisht Kleberson për Ladbrokes.

“Sipas mendimit tim, sulmi është zona e fundit ku ata duhet të forcohen; ata kanë nevojë për dikë që mund të hyjë dhe të shënojë gola. Goncalo Ramos mund të jetë ai djalosh”.

“Ai është me të vërtetë i ri, por tashmë na ka treguar se çfarë është i aftë, në skenën më të madhe të të gjithave në Kupën e Botës, duke shënuar një het-trik kundër Zvicrës. Cristiano Ronaldon e tyre të ri. Një lëvizje te United do të ishte një gjë e mirë për të”, përfundoi ish-mesfushori që luajti te Unitedi midis 2003 dhe 2005. /Telegrafi/