Finalja e Ligës së Kampionëve u prish në njëfarë mënyre në minutën e 30-të kur ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah pësoi një lëndim.
Salah u lëndua gjatë një dueli me Ramosin dhe ka nxjerrë krahun nga vendi.
Egjiptiani u largua nga fusha me lot në sy dhe së bashku me të lotët u panë edhe në sytë e tifozëve të Liverpoolit.
Të gjithë e akuzuan Sergio Ramosin për lëndim, por mbrojtësi spanjoll ka reaguar pas finales.
Ramos i ka uruar shërim të shpejtë kundërshtarit të mbrëmjes së kaluar Mohamed Salah.
“Futbolli ju mëson fytyrën më të ëmbël por edhe anën tjetër që është e hidhur. Para se gjithash ne jemi shokë”.
“Shërim të menjëhershëm Salah, e ardhmja ju pret”, ka shkruar Ramos.
Real Madridi arriti të fitojë në finale me rezultat 3-1, ku fytyra tragjike e kësaj sfide ishte portieri i The Reds, Loris Karius me dy gabime trashanike. /Telegrafi/
El fútbol te enseña la cara más dulce a veces y la más amarga otras. Ante todo somos compañeros. Pronta recuperación, Salah. El futuro te espera.||Sometimes football shows you it's good side and other times the bad. Above all, we are fellow pros. #GetWellSoon @MoSalah
— Sergio Ramos (@SergioRamos) May 27, 2018