Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, është shprehur i lumtur me qëndrimin e Iscos.
Isco ka qenë i lidhur me një kalim të mundshëm te Tottenhami ose Malaga, por 24 vjeçari vendosi të qëndroj.
Pas lajmit se Isco do të qëndrojë, Ramos është shprehur i lumtur me këtë vendim të lojtarit.
“Isco qëndron te Real Madridi dhe ky është një lajm i mirë që më bën të lumtur”.
Të gjitha lajmet e TANSFERIMEVE mund t’i ndiqni këtu
“Ne të gjithë e dimë se çfarë lojtari është, çfarë është në gjendje të bëj dhe kjo i jep shumë skuadrës”.
Isco që në vitet e fundit është përballur me lëndime ende mbetet rezervistë, pasi në kohët e fundit nga trajneri Zinedine Zidane, po preferon Marco Asension. /Telegrafi/