Telegrafi

Ramos: Liga e Kampionëve është gara e preferuar e Realit

(Foto: Getty Images)

Sergio Ramos është shprehur i kënaqur pas kualifikimit të Real Madridit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve duke e eliminuar Paris Saint-Germainin.

Mbretërit fituan me rezultat 2-1 edhe në Parc de Princes dhe me rezultat të përgjithshëm prej 5-2, vazhduan në fazën tjetër të garës më të madhe evropiane për klube.

(Foto: Getty Images)

“E vërteta është se jam shumë i lumtur me angazhimin e skuadrës. E dinim se do të ishte një rast i përsosur për ne që ta tregonim veten në garën tonë të preferuar dhe u angazhuam, duke shijuar futbollin tonë përsëri dhe duke rikthyer vetëbesimin që e shijuam akoma më shumë”.

“Shpresojmë të vazhdojmë në këtë mënyrë, sepse akoma nuk kemi fituar asgjë. Presioni ndaj PSG-së? qasja e ZZ (Zinedine Zidane) ishte shumë e mirë, u përgatitëm shumë mirë për këtë gjë”.

“Ishte një kualifikim komod? Asnjëherë nuk është komod, edhe pse duket ashtu. U desh të aplikonim shumë intensitet dhe përpjekje fizike”.

(Foto: Getty Images)

“Pas kartonit të tyre të kuq ishim në gjendje ta kontrollonim lojën akoma më shumë. E vërteta është se u desh nja angazhim i madh nga ne”.

“Zidaane është ai që i merr vendimet. Ai punon me ne çdo ditë dhe e di se cila është gjëja më e mirë për secilën ndeshje”, ka deklaruar Ramos pas ndeshjes. /Telegrafi/