Telegrafi

Ramos komplot Real Madridin, u thotë bashkëlojtarëve që të mos pranojnë zvogëlimin e pagës për shkak të transferimit të Mbappes

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos thuhet se u ka thënë shokëve të tij të skuadrës që të refuzojnë një ulje të pagës sepse paratë do të shkojnë vetëm për nënshkrimin e sulmuesit Kylian Mbappe nga Paris Saint-Germain.

Jose Ramon de la Morena, një prezantues në emisionin radiofonik El Transistor pretendon se një lojtar pa emër te Los Blancos i ka treguar klubit për veprimet e diskutueshme të Ramos.

Sipas gazetës Marca, lajmi vjen pasi u pohua se Real Madridi po vazhdon të bëjë shkurtime në një përpjekje për të ‘menaxhuar vështirësitë financiare të sjella nga COVID-19’.

Në shkurt, Ramosit iu kërkua të shkurtonte pagën për të lehtësuar barrën e Real Madridit për të paguar pagat e majme të Gareth Bale.

Sipas Diario AS, klubi spanjoll donte që Ramos të ulte faturën e tij të pagave ndërsa Real Madridi kontrollonte financat e tyre mes pandemisë së coronavirusit.

Gazeta spanjolle shtoi se Los Blancos nuk janë në gjendje të përputhen me pagën aktuale të qendërmbrojtësit spanjoll në klub dhe largimi është i pashmangshëm.

Real Madrid thuhet se shpresonte që Ramos të pranonte uljen e pagës së tij, por duket se ai mund të bashkohet me një klub tjetër në muajt e ardhshëm.

Ramos, i cili është jashtë kontratës në fund të muajit, ka qenë i lidhur me një largim nga Bernabeu në javët e fundit, me Manchester Cityn dhe PSG që thuhet se të etur për transferimin e tij. /Telegrafi/