Telegrafi

Ramos këshillon Perezin: Transferoje Odriozolan

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos i ka kërkuar presidentit të klubit Florentino Perez të nënshkruaj me një mbrojtës të ri.

Real Madridi nuk ka zgjedhje zëvendësuese në repartin e mbrojtjes, për dallim nga repartet tjera që janë të mbipopulluara.

Kështu, Ramos i ka rekomanduar presidentit të klubit, Perezit, që të dal në gjah për të siguruar nënshkrimin me një mbrojtës të ri.

Lexo po ashtu Real Madridi po ndjek shtatë talentë të klubeve evropiane

Mediat spanjolle raportojnë se kapiteni spanjoll i ka rekomanduar presidentit mbrojtësin e Real Sociedadit, Alvaro Odriozola, si një shtesë e vlefshme gjatë janarit.

Odriozola gjatë një dueli me Agollin në debutimin e tij me Spanjën

Sipas mediumit Diario Sport, Ramos është një tifoz i madh i të riut dhe beson se çmimi prej 40 milionë eurosh i kërkuar nga Sociedadi është një vlerësim real.

Ramos ishte i impresionuar nga Odriozola kur Real u takua me Real Sociedadit, megjithatë mendja e tij u ngrit pas kalimit të javës me mbrojtësin si pjesë e skuadrës spanjolle.

Lexo po ashtu Odriozola hedh poshtë spekulimet që e lidhin me Realin dhe Barçën

Mbrojtësi i Realit u kthye në Madrid duke kënduar lëvdatat e Odriozolas dhe i ka thënë Perezit ta sjellë atë në klub në janar.

Megjithatë, mediat spanjolle dje (e enjte) gjatë ditës raportuan se mbrojtësi i Sociedadit nuk është i interesuar për një kalim te Reali apo Barça. /Telegrafi/