Katër persona të rëndësishëm janë takuar sot (e hënë) në zyrat e Real Madridit: Sergio Ramos, vëllai dhe përfaqësuesi i tij, Rene, avokati i Julio Senn dhe Florentino Perez.
Arsyeja e takimit në mes të këtyre katër personave është se mbrojtësi spanjoll dëshiron të largohet nga skuadra madrilene për t’u transferua në Kinë.
La Sexta raporton se Sergio Ramos i ka kërkuar Florentino Perezit që ta lë të lirë të transferohet në ligën kineze, pasi nuk e dëshiron qëndrimin më në Santiago Bernabeu.
Raportet në mes të mbrojtësit spanjoll dhe presidentit të Real Madridit u acaruan pas eliminimit nga Liga e Kampionëve prej Ajaxit, andaj dyshja duan t’i ndajnë rrugët në verë.
Zinedine Zidane është duke e kërkuar qëndrimin e Ramosit në Bernabeu, mirëpo mbrojtësi ka vendosur që në verë të fillojë një aventurë të re, duke u larguar nga madrilenët si njëri ndër mbrojtësit më të mirë dhe më të trofeshëm në La Liga. /Telegrafi/