Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique do të jetë edhe një herë protagonist teksa kombëtarja e Spanjës do të zhvillojë ndeshjen kualifikuese ndaj Italisë.
Kapiteni i Real madridit dhe mbrojtësi i Barcelonës janë rivalë të mëdhenj në La Liga.
Ramos thotë se se Pique nuk duhet të vërshëllehet pasi ai i përfaqëson të gjithë.
“Si ndaj Piques si ndaj të tjerëve duhet të tregohet respekt”.
“Kërkoj nga adhuruesit të na përkrahin, do të jetë një ndeshje e tensionuar dhe e vështirë”.
“Ne duam të performojmë dhe të luajmë një ndeshje të mirë”, potencoi Ramos.
/Telegrafi/