Telegrafi

Ramos: Higuainin e kam shok, por nuk dua ta ketë të lehtë

Ndeshja finale mes Real Madridit dhe Juventusit, do të ketë edhe një përballje mes miqve të vjetër si Segio Ramos dhe Gonzalo Higuain.

Real Madridi e mbyll të mërkurën kualifikimin me një fitore prej 4-2 me rezultat të përgjithshëm, ndërsa Juventus e kishte më të lehtë ku fitoi dy ndeshjet me rezultat të përgjithshëm 4-1.

Ramos ka thënë se do ta harrojë miqësinë me Higuain, pasi përballja me të nuk do të jetë e lehtë.

“Kam raporte shumë të mira me Higuain, por nuk do ta lejoj që ta ketë asgjë të lehtë në finale. Ai duhet të punojë shumë për gjithçka”, ka thënë Higuain.

Juventusi dhe Real Madridi do të përballen me 3 qershor në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/