Telegrafi

Ramos flet para El Clasicos

Sergio Ramos ka folur para El Clasicos ndaj Barcelonës që zhvillohet të shtunën.

Los Blancos e humbën ndeshjen e parë sezonale tejet thellë, por Ramos ka kërkuar një revansh.

“Ne duam të bëjmë gjërat mirë dhe është më mirë kur ne luajmë me zemër, karakter dhe qëndrim të lartë”.

“Mund të ndodhë gjithçka, sepse ekziston një kundërshtar dhe një gjyqtar që mund të bëjë diferencën”.

“Ne duhet të mbrohemi mirë, këto ndeshje vendsoen nga detajet. Shpresojmë se Real Madridi do të luajë ndeshje të mirë dhe do të fitojmë”.

“Ekipi është mirë. Në futboll, gjithçka është e mundur dhe ne do të kërkojmë fitoren”, deklaroi Ramos. /Telegrafi/