Sergio Ramos ka pranuar se mposhtja e Barcelonës është e ndryshme nga mposhtja e ndonjë skuadre tjetër, ndërsa El Clasicon e cilëson ndeshje ndryshe nga të tjerat.
Real Madridi e pret Barcelonën në El Clasicon e dytë të sezonit në ndeshjen që zhvillohet në Santiago Bernabeu të dielën mbrëma.
Kjo ndeshje mund të vendos fatin e titullit të këtij sezoni në La Liga dhe për këtë përballje ka folur kapiteni i Realit, Sergio Ramos.
“Nuk është vetëm në lojë tjetër”, ka thënë fillimisht Ramos për faqen zyrtare të La Ligas.
“Pavarësisht se ka vetëm tre pikë në diskutim, si në çdo ndeshje, El Clasico është një lojë ndryshe nga çdo tjetër. Mposhtja e Barcelonës do të na sjellë gëzim të madh”.
“Për më tepër, zakonisht ka një ndikim vërtet pozitiv në grup sa i përket moralit. Të dy skuadrat e dinë këtë dhe është diçka me të cilën duhet të merremi sa më mirë që të mundemi ta shndërrojmë atë në një nxitje që ju shtyn drejt fitores”.
“Që nga fillimi i javës, e gjithë përvoja është e ndryshme. Ajo sjell shumë vëmendje të mediave, por kjo është gjithashtu ajo që e bën këtë lojë kaq të shkëlqyeshme”.
“Ndjenja që ju merrni është ajo që vjen nga brenda, është vërtet e vështirë të shpjegohet”, përfundoi kapiteni i Realit. /Telegrafi/