Telegrafi

Ramos: E shfrytëzuam rastin unik për të fituar ndaj një rivali të madh në shtëpi

Sergio Ramos (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, e ka lavdëruar skuadrën e tij për paraqitjen mbresëlënëse në ‘el Clasico’ ndaj Barcelonës.

Los Blancos fituan me rezultat 2-0 në Santiago Bernabeu dhe u rikthyen në krye të tabelës me një pikë më shumë se rivali i përbetuar.

“Kjo ishte një mundësi unike për të fituar ndaj një rivali të madh, në shtëpi, ndërsa këto janë tri pikë të rëndësishme”.

(Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

“Në pjesën e parë i lejuam Barcelonës që të kishte raste shënimi, ndërsa pas pushimit e rritëm presionin në fushë dhe krijuam raste për vete”.

Lexo po ashtu Real Madridi fiton El Clasicon fantastik ndaj Barcës dhe rimerr kreun e La Ligas

“E shënuam golin e parë dhe u angazhuam shumë për t’i dhënë fund sfidës. Jo shpesh kemi bërë diçka të tillë këtë sezon, por kësaj radhe ishim në gjendje t’i jepnim fund ndeshjes ”, ka thënë Ramos në një intervistë për Movistar, transmeton Marca. /Telegrafi/