Site icon Telegrafi

Ramos e përshëndet pasi mori çmimin, por Salah nuk e ka harruar finalen dhe e injoron spanjollin

Në Monaco është hedhur shorti për grupet e Ligës së Kampionëve për edicionin 2018-19.

Në këtë ceremoni janë ndarë edhe çmimet për më të mirët e edicionit të kaluar.

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos ka marrë çmimin si mbrojtësi më i mirë i edicionit të kaluar në Ligën e Kampionëve.

Ramos që ishte kritikuar shumë për lëndimin e Mohamed Salahut të Liverpoolit në finale, është takuar përsëri me egjiptianin.

Momenti kur Salah u lëndua pas një dueli me Sergio Ramosin (Getty Images)

Por duket se sulmuesi egjiptian nuk e ka harruar finalen e edicionit të kaluar kur u lëndua gjatë një dueli me Ramosin.

Salah u detyrua ta lë fushën e lojë me lot në sy, dhe në Monaco dyshja janë takuar përsëri.

Pasi mori çmimin si mbrojtësi më i mirë i edicionit të kaluar, Ramos e ka përshëndetur Salahun.

Ylli i Liverpoolit e ka injoruar keq spanjollin duke e injoruar atë dhe duke mos ia kthyer përshëndetjen. /Telegrafi/

Exit mobile version