Telegrafi

Ramos dhe Marcelo do të mundohen ta bindin që të qëndrojë Ronaldon

Serigo Ramos dhe Florentino Perez kanë raporte të shkëlqyera me njëri-tjetrin.

Kjo ka bërë që presidenti i Realit t’i jep një detyrë kapitenit Ramos rreth dhe Florentino Perez kanë raporte të shkëlqyera me njëri-tjetrin.

Kjo ka bërë që presidenti i Realit t’i jep një detyrë kapitenit Ramos rreth çështjes së Cristano Ronaldos.

Ky i fundit kohët e fundit është i pakënaqur me situatën e klubit dhe thuhet se pritet të largohet gjatë verës.

Por, Ramosit i është dhënë detyra që portugezit t’ia mbush mendjen që karrierën ta përfundoj te Los Blancos.

Mbrojtësi spanjoll do ta ketë edhe ndihmën e kapitenit të dytë të klubit, Marcelo, i cili ka raporte të mira me lojtarin më të mirë në botë.

Ndryshe, Ronaldo këtë sezon për mbretërit ka shënuar 15 gola në të gjitha garat. /Telegrafi/