Real Madridi e fitoi finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit me rezultat 3-1.
Sergio Ramos ishte një nga lojtarët më të komentuar pasi spanjolli ishte pjesë e duelit me Mohamed Salah, që në fund ia pamundësoi egjiptianit vazhdimin e lojës.
Por, emri i spanjollit vazhdon të lakohet në rrjetet sociale, por jo vetëm për shkak të momentit të lartpërmendur.
Ramos është lindur në Camas, afër Sevillas, pra në zonën e Andaluzisë dhe kapiteni i Realit nuk harron asnjëherë vendlindjen e tij.
Pas finales së Kievit ai në bel kishte lidhur flamurin andaluzian, por për ata që nuk e njohin këtë flamur, solli konfuzion.
Shumë tifozë në Nigeri kanë shkruar në rrjetet sociale, duke pyetur pse Ramos festoi me flamurin e tyre.
Ky konfuzion erdhi pasi ngjyrat e dy flamurëve janë të njëjta, edhe pse në mes tyre ka dallime të theksuara, ndërsa më poshtë keni disa nga reagimet e tifozëve. /Telegrafi/
¡¡Dinastía blanca!!
Aunque, eso sí, con mucha suerte, 3 consecutivas.
White dynasty!
Albeit with a lot of luck, 3 in a row.
🍀😎😜🤩😎😜🥇🏆🏆🏆🏆🥇#HalaMadrid pic.twitter.com/z44pdElPBm— Sergio Ramos (@SergioRamos) May 26, 2018
“Pse Ramos mban flamurin e Nigerisë ashtu si vitin e kaluar”
Ramos wearing Nigerian flag again just like last year.
— Dorcas. (@dorcas_sg) May 26, 2018
“Ramos prapë me flamurin e Nigerisë: Më patriot se shumica e nigerianëve”
Ramos wearing the Nigerian flag yet again: More patriotic than most Nigerians
— Protagonist (@_Mousah) May 26, 2018
“Pse ju mbani lidhur gjithmonë flamurin nigerian pas çdo fitore në finale? Ju sjell fat?”
Why do you always tie Nigerian flag after every final you win? Does it bring you any luck in the future? @SergioRamos https://t.co/TucmAzu5WX
— BRODA EMMANUEL (@EmmanuelOdina17) May 27, 2018