Site icon Telegrafi

Ramos befasohet me lënien e Casillasit jashtë kombëtares spanjolle

Sergio Ramos pranon se ishte i befasuar nga vendimi i trajnerit të Spanjës, Julen Lopetegui për të lënë Iker Casillasin jashtë skuadrës së tij.

Trajneri i ri i ‘La Roja’ ka zgjedhur De Gean e Manchester Unitedit, Pepe Reinan dhe Adrianin si tre portierët e tij për ndeshjet kualifikuese me Belgjikën dhe Lihtenshtajin, teksa Iker Casillas është lënë në shtëpi.

“Janë befasuar të gjithë, kur një lojtar i cili është aq historik dhe emblematik nuk vjen, ai është kapiteni ynë i parë”, iu ka thënë Ramos gazetarëve të hënën, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Lopetegui tregon arsyen pse nuk i ftoi Casillasin dhe Fabregasin

“Është e habitshme që Casillas nuk është në skuadër. Një epokë e re po fillon me një ndryshim radikal dhe jemi shumë të entuziazmuar për të bërë gjërat mirë”.

Pavarësisht habisë së tij, Ramos ka refuzuar të kritikojë vendimin e ish-trajnerit të Portos, Lopetegui, duke insistuar se duhet të respektohet trajneri.

Lexo po ashtu Ramos golashënuesi, hero i katër finaleve të Real Madridit (Video/Foto)

“Unë flas me Iker shumë. Nuk jam personi më i përshtatshëm për të dhënë një mendim, ne duhet të respektojmë vendimin e trajnerit”, përfundoi kapiteni i Real Madridit. /Telegrafi/

Exit mobile version