Site icon Telegrafi

Ramos barazon rekordin e Terryt, si mbrojtësi me më së shumti gola me kokë në Ligën e Kampionëve

Sergio Ramos (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Real Madridi regjistroi një tjetër ndeshje pa fitore në Ligën e Kampionëve duke barazuar (2-2) ndaj Club Brugge në Santiago Bernabeu.

Mbretërit u kthyen nga disavantazhi prej dy golash për ta barazuar rezultatin, ndërsa ky është fillimi më i keq ndonjëherë për Los Blancos në këtë garë.

Lexo po ashtu Real Madridi merr vetëm barazim në shtëpi ndaj Club Brugge
Sergio Ramos (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Por, një gjë pozitive e këtij takimi ishte kapiteni Sergio Ramos, i cili u tregua edhe një herë vendimtar që pos angazhimit në mbrojtje, arriti edhe të shënojë gol.

Ky ishte goli i shtatë i shënuar me kokë nga qendërmbrojtësi spanjoll në garën më të madhe evropiane për klube që nga sezoni 2003/2004.

Në këtë mënyrë, ai e ka barazuar rekordin me ish-mbrojtësin e Chelseat, John Terryn, i cili po ashtu i ka shënuar shtatë gola me kokë në këtë periudhë.

Ndeshja tjetër e Realit në Ligën e Kampionëve është udhëtimi në Stamboll te Galatasaray më 22 tetor. /Telegrafi/

Exit mobile version