Telegrafi

Ramkovski: Edhe pas tre vjetësh, më frikëson Gruevizmi

Pronari i ish-televizionit “A1”, Velija Ramkovski në një panel të “Civile” me titull “Viktimat e Regjimit” foli për kohën e kaluar në burg, si dhe qëndrimin e ish-qeverisë ndaj tij, si pronar i mediave kritike.

“Vetëm varri është më i keq se burgu. Ditët e para në Shuto Orizare nuk mund të merrja frymë. Unë isha në Shuto Orizare 27 muaj. Kisha kontrolle çdo ditë, dhe ato zgjatnin gati një orë e gjysmë. Një luftë psikologjike”, tha Ramkovski.

Ai gjithashtu foli për faktin se nuk kishte asnjë ditë, që nuk iu paraqiteshe në telefon Gruevski pas transmetimit të lajmeve “TVA1”.

“28 muaj nuk kam mundur ta shoh Emelin, vajzën time që ishte në ndërtesën tjetër të burgut. Unë me qëllim nuk u lejova të shohim njeri-tjetrin, së paku as nga dritarja. U gëzohesha seancave gjyqësore sepse vetëm atje mund të shihja gruan dhe vajzën time. Gruevizmi është i thellë në institucione. Tani jam pak i frikësuar, edhe pas tre vjetësh, Gruevizmi më frikëson, të gjithë i frikëson”, shtoi Ramkovski./Telegrafi/