Telegrafi

Ramiz Lladrovci takohet me Don Xhonin, krenohet me sukseset e tij

Foto: Ramiz Lladrovci/Instagram

Kryetari i Komunës së Drenasit, ka pasur rastin të kalojë paditen e vikendit nën shoqërinë e reperit të njohur, Don Xhon.

Ky i fundit, i cili gjithashtu ka prejardhjen nga Drenasi, vazhdon të mbetet ndër reperët më në zë të momentit në estradën shqiptare.

E për të arriturat e tij po krenohet edhe vet kryetari i komunës nga e cila ka prejardhjen reperi, emri i vërtetë i cilit është Xhonatan Isufi.

Lldrovci publikoi së fundmi në rrjetet sociale një ‘selfie’ me bashkëvendasin e tij reper, në mbishkrimin e së cilës vuri në pah krenarinë me sukseset e shumta të reperit.

“Takim i fundjavës me Don Xhonin, emër i njohur i skenës muzikore. Ai tashmë ka kaluar kufijtë e Kosovës me muzikën dhe talentin e tij. Don Xhoni është gjeneratë e lirisë. Suksese”, ka shkruar Ramiz Lladrovci në Instagram.

Don Xhon ndërkohë është duke shijuar suksesin e projektit të tij muzikor më të fundit, “Deri kur”, të cilin e publikoi në fillim të këtij muaji. /Telegrafi/