Telegrafi

Ramiz Lladrovci provokon Milaim Zekën, thotë se kandidati i PEK-ut për deputet është kthyer në PDK

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, e ka provokuar sot kryetarin e Partisë Euroatkantike për Kosovën, Milaim Zeka, duke thënë se Egzon Dervishi, i cili ishte kandidat për deputet nga partia e Milaim Zekës, është kthyer në PDK.

“Kandidati i partisë PEK me numër 34, Egzon Dervishi, nga sot, kthehet dhe i bashkohet Partisë Demokratike të Kosovës. Ne i dëshiruam mirëseardhje z. Dervishi, duke e përgëzuar për zgjidhjen e tij, duke e siguruar se Drenasi dhe Drenica, janë dhe mbesin bastion i PDK-së, në shërbim të qytetarëve”, ka shkruar Lladrovci përkrah fotos së publikuar.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

“Kandidati i partisë PEK me numër 34, Egzon Dervishi, nga sot, kthehet dhe i bashkohet Partisë Demokratike të Kosovës.

Ne i dëshiruam mirëseardhje z. Dervishi, duke e përgëzuar për zgjidhjen e tij, duke e siguruar se Drenasi dhe Drenica, janë dhe mbesin bastion i PDK-së, në shërbim të qytetarëve.

Jo vetëm partia P e K, por asnjë parti në Drenas e Drenicë, as ka treguar program as ofertë për të marrë besimin e qytetarëve. Drenica i njohin edhe kontribuuesit edhe të përkushtuarit për çështjet jetike për ta dhe shtetin.

#KadriVeseliKryeministër
#NdërtojmëtëArdhmen
#PërTydheShtetin’, ka shruar Lladrovci. /Telegrafi/