Telegrafi

Ramiz Lladrovci nuk mungon në dasmën e djalit të Adem Grabovcit (Foto)

Adem Grabovci martoi djalin e madh, Ngadhnjimin dhe ky aheng familjar mblodhi shumë figura politike.

Në mesin e Kadri Veselit, Ramush Haradinajt, Sami Lushtakit ishte edhe Ramiz Lladrovci.

Me kryetarin e Komunës së Drenasit është edhe kryetari i degës së PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa. Së bashku me ta në fotografinë e më poshtme shikohet edhe Samir Thaqi, i cili është frizeri personal i Ademit.

Vlen të theksohet se Ngadhnjimi është martuar me Edona Hysenin. /Telegrafi/