Telegrafi

Ramiz Lladrovci aktor në serialin “O sa mirë”, dalin imazhet e para (Foto)

Seriali “O sa mirë” do të vazhdojë me episodin e ri gjatë fundjavës. 

Me një format të ri, lokacion të ri dhe disa personazhe të reja po e bëjnë të pa konkurrent këtë projekt filmik.

Tashmë kemi konfirmuar si mysafirë special i episodeve të ardhshme do të jetë kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Ky i fundit tashmë gjendet në ambientet e kolegjit dhe po merr pjesë në xhirimet e episodit që dotë shfaqet më 24 Dhjetor.

Telegrafi ka arritur të sigurojë disa imazhe të Lladrovit, i cili shihet në krah të “drenicakut dhe gjakovarit” të serialit.

Gjithashtu i pari i qytetit të Drenasit pozon edhe krahas bukurosheve të serialit më të shikuar në Kosovë

Ndryshe, tashmë kemi konfirmuar se pjesë e kësaj krijimtarie filmike nuk do të jetë Arjola Demiri, e njohur më mirë si Xhbanja. /Telegrafi/