Site icon Telegrafi

Ramiz Kelmendi i përgjigjet AAK-së dhe Nismës: Thaçi është i mirëseardhur në konak

Ramiz Kelmendi e ka marr përsipër një iniciativë që t’i bëjë bashkë liderët e partive politike në Kosovë, në një takim në vilën e tij në Rugovë.

Ai thotë se ka bërë ftesë publike dhe deri më tani pjesëmarrjen ia kanë konfirmuar kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, Isa Mustafa i LDK-së, Ramush Haradinaj nga AAK dhe Fatmir Limaj nga Nisma për Kosovën, shkruan lajmi.net

Kelmendi thotë se e ka thirr këtë takim me qëllim që t’i përafroj qëndrimet e liderëve politik karshi demarkacionit me Malin e Zi. Ai deklaron se çdo kush do të jetë i mirëseardhur në konakun e tij, përfshirë edhe Presidentin e vendit Hashim Thaçi.

Por këtë të fundit nuk e dëshirojnë Haradinaj dhe Limaj, të cilët kanë thënë se do ta bojkotojnë takimin nëse merr pjesë edhe Thaçi.

Kelmendi pohon se ish-kreu i PDK-së do të jetë i mirëseardhur në këtë takim, sepse siç u shpreh ai, Thaçi është President i vendit dhe nuk mund t’ia ndaloj një gjë të tillë.

“Unë mendoj se nëse marrin pjesë të gjithë do të jetë më mirë për çështjen që do të diskutohet sepse qëllimi është që të përafrohen qëndrimet e liderëve për demarkacionin”, ka deklaruar Kelmendi.

Por atij nuk i është përgjigjur ende Lëvizja Vetëvendosje.

Kelmendi thotë se sa është informuar nga mediat, VV-ja i ka bërë me dije se nuk do të marr pjesë, porse përgjigje zyrtare atij nuk i kanë dërguar personalisht.

Exit mobile version