Telegrafi

Ramiz Kelmendi, Kujtim Shala e Gëzim Devolli, kandidatët e LDK-së për deputetë nga Peja

Në listën e kandidatëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega e Pejës do të përfaqësohet me tre kandidatë.

Telegrafi nga burime brenda partisë, ka mësuar se kandidat që pretendojnë të jenë pjesë e legjislaturës së re, nga partia e Mustafës, janë zëvendëskryeministri në ikje, Ramiz Kelmendi, Ministri në ikje i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala dhe kirurgu i njohur pejan, Gëzim Devolli./Telegrafi/