Site icon Telegrafi

Ramiz Kelmendi i jep zemër Kombëtares kuqezi

Deputet i kuvendit të Kosovës dhe biznesmeni i njohur Ramiz Kelmendi, i ka dhënë zemër kombëtares kuqezi përmes një postimi në facebook.

Ai u ka urua sukses djemve kuqezi, duke besuar në fitore.

Kelmendi ka përshëndetur edhe djemtë e Zvicrës.

“Nuk jemi sikur dje. Nesër nuk do jemi sikur sot.

Shqiptarët sot janë faktorë kudo. Kjo duhet të na gëzojë.

Edhe prania e lojtarëve shqiptarë në skuadrën  Zvicërane, e faktorizon kombin tonë.

Unë besojë në fitoren e Kombëtares. Unë besoi të triumfoi futbolli edhe në këtë ballafaqësim.

Suksese djema. Ju të gjithë bashkë, pavarësisht fanelave që vishni, jeni patriotët e kombit tonë nga  brezit juaj”., ka shkruar Kelmendi. 

Exit mobile version