Site icon Telegrafi

Ramiz Kelmendi: E sakrifikoj pozitën e ministrit vetëm që PDK dhe LVV të bashkëpunojnë

I rikthyeri në PDK, Ramiz Kelmendi, ka thënë se është një mbështetës i zëshëm i një bashkëpunimi të mundshëm të PDK-se dhe VV-së.

Një qeverisje e përbashkët mes PDK-se dhe VV-së do të çojë Kosovën përpara, sipas Kelmendit dhe për këtë ai është i gatshëm edhe të bëjë një sakrificë jo të lehtë – të heqë dorë nga një pozitë ministrore, njofton Klan Kosova.

“Në gjithë kohërat kam luftuar që uniteti politik dhe vijat e kuqe në mes të liderëve politikë të jenë si vija të përafrimit dhe përqafimit që Kosova ta përmbyllë pavarësinë sa më shpejt që të jetë e mundur”.

“Unë jam për bashkëpunim PDK dhe Vetëvendosje edhe nëse Vetëvendosje vendos kushte që unë s’mund unë s’mund ta marr ndonjë post ministror, jam i gatshëm që të flijohem që bashkëpunimi VV-PDK ta çojë përpara Kosovën dhe unë ta mbështes nga prapavija. Për mua kjo s’është kurrfarë problemi. Do të sakrifikohesha për këtë me plot kënaqësi dhe do të isha njeriu më i lumtur po që se i kisha parë VV dhe PDK bashkë”.

Kelmendi në Rubikon foli edhe për punën e tij si biznesmen duke thënë se vazhdon të punojë “sikur të ishte më i varfëri në Kosovë”.

“Kam aftësi profesionale të shquara shumë. Unë mund të gjej vend të punës në gjithë vendet e botës, por për Kosovës ia kam kushtuar tërë jetën”.

Exit mobile version