Site icon Telegrafi

Ramires dënon me katër ndeshje pas sulmit ndaj gjyqtarit (Video)

Ramires është dënuar me një ndalim prej katër ndeshjeve nga Shoqata e Futbollit kineze (CFA), pas sulmit ndaj gjyqtarit, ku mori një karton të kuq javën e kaluar për Jiangsu Suning.

Braziliani ishte dërguar jashtë pas një përleshje pas ndeshjes, e cila u zhvillua vetëm pas bilbilit përfundimtar në humbjen 2-1 të Jiangsu ndaj Shandong Luneng.

Ish-mesfushori i Chelseat reagoi ashpër ndaj vendimit të gjyqtarit, ku më pas me shokët e skuadrës u përpoq për t’i sqaruar hesapet në drejtim të zyrtarit të ndeshjes.

Lexo po ashtu Çmendet ish mesfushori i Chelseat, sulmon gjyqtarin (Video)

CFA-ja kanë bërë të ditur se ata do të marrin vendim automatikisht ndalimin e tij me tre ndeshje dhe nga një lojë shtesë dhe një gjobë prej 20,000 RMB apo 2685 euro.

Pas kësaj humbje, Jiangsu tashmë janë 10 pikë prapa liderit kinez të Super Leagues, Guangzhou Evergrande, pas 17 ndeshjeve t luajtura. /Telegrafi/

Exit mobile version