Fuad Ramiqi nga Lëvizja Bashkohu në emisionin Rrokum Roll në TV Rrokum, thotë se njeriu i logjikshëm nuk i beson lajmet se ai ka lidhje me shërbimin sekret serb.
Ai në këtë intervistë flet edhe për luftën e fundit në Kosovë dhe një moment jo të mirë për kolonelin e ndjerë, Ahmet Krasniqi.
“Ishin në kerr, pak para se me mbërri në Kukës. Na kanë përgatitë një pritë. E kam pa duke e nxjerr kolonelin nga kerri, agjentë të SHISH-it. Njani e kapi për krahu e tjetri e ka marrë revolen e tij”, ka thënë ai, duke shtuar se ka vrapuar për të pyetur se çfarë po ndodhë, ndërsa i thonë se duhet ta arrestojnë Krasniqin për armëmbajtje pa leje. “Unë e kam marrë armën e kam thënë se është e imja e jo e kolonelit. E kam fut në herr dhe u kam thënë se do të shkoj në Komesariat. Aty më kanë fyer shumë, edhe në aspekt kombëtar e fetar. Më kanë thënë se kam me më dënu pesë vite, por nëse e sjelli Krasniqin mund të më lirojnë. Mandej ka intervenu FARK-u, pasi japin ultimatum, dhe jam liru”.
Në këtë intervistë ai flet edhe për rrëmbimin e Halil Bicajt – ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes në Qeverinë e Bujar Bukoshit që emërohet ministër pas vrasjes së Krasniqit – për të cilin kërkohet një shumë e madhe parash për lirimin e tij. /Telegrafi/
https://youtu.be/r0T8Qk01BDw