I ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” në News24, kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me shifrat e kriminalitetit dhe kapjes e sasisë së drogës vitet e fundin në Shqipëri.
Ndërsa në një moment, Kryeredaktori i Gazetës Shqiptare, Erl Murati, i rendit disa të dhëna në lidhje me sasitë e kapura të drogës në Itali me origjinë shqiptare.
Fill pas kësaj, Rama është acaruar, duke thënë se gazetarët që ndodhen përball tij, kishin konsumuar drogë.
Rama: Keni filluar dhe ju hashash?
Xhunga: Tani që e mbyllët ju e nisëm ne.
Murati: Ju lutem ruani etikën. Nuk na ka akuzuar ndonjë kryeministër se kemi konsumuar hashash. Ju lutem ruani etikën!
Rama: Ishte shaka.
Xhunga: Dhe ne shaka e morëm. Të ruajmë debatin. /Telegrafi/