Telegrafi

Ramë Lahaj publikon momente të veçanta nga koncerti në Prishtinë

Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare, Ramë Lahaj, më 1 gusht ka mbajtur koncert solistik në Sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë.

Për këtë koncert, si mysafirë të veçantë ai ka ftuar edhe emra tjerë të njohur si: baritonin Kiril Manolov dhe dirigjentin David Crescenzi.

Me këtë rast, këngëtari nga Istogu ka publikuar në rrjetet sociale disa momente nga koncerti i tij madhështor, i organizuar për herë të parë në vendin tonë.

“Disa fotografi më shumë nga koncerti im i fundit në Prishtinë, Kosovë”, ka shkruar mes të tjerash 38-vjeçari krahas këtyre postimeve.

Ndërkohë, një ditë para koncertit Lahaj mbajti edhe një konferencë për media, duke thënë se ia ka borxh Prishtinës një mbrëmje të tillë.

Lexo po ashtu Ramë Lahaj me koncert solistik në Sheshin "Skënderbeu": Ia kam borxh Prishtinës një mbrëmje të tillë

Theksojmë që tenori shqiptar numëron suksese të shumta përgjatë këtyre viteve. /Telegrafi/

Ramë Lahaj në konferencë për media në Prishtinë (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)