Ditën e djeshme (e enjte) u nda nga jeta regjisorja e njohur shqiptare, Vjosa Berisha.
Ajo ndërroi jetë në moshën 49-vjeçare, gjersa ishte e diagnostikuar me kancer në vezore prej më shumë se një vit.
Vdekja e saj ka lënë të pikëlluar të gjithë, e posaçërisht ata që e njohën artisten nga afër.
Një reagim së fundmi për vdekjen e Berishës e ka bërë edhe tenori shqiptar me famë botërore, Ramë Lahaj.
Ai thotë se nga regjisorja ka mësuar shumëçka, të gjitha mënyrat e jetës e po ashtu e ka falënderuar edhe për kontributin që ka dhënë në vend.
Postimi i plotë i Lahajt (pa ndërhyrje):
“Tek ti Vjosa, kemi pa e mësu shumë çka! Kam pa se si duhet jeta. Kam pa se si luftohet për te. Kam pa se si shijohet ajo.
Kam pa seriozitetin e profesionalizmin në punë. Tek ti e kam pa femrën shqiptare që vlon nga pasioni për të i’a dëshmu shoqërisë, e botës që, po, ne jemi femrat shqiptare, të zgjuara, pasionante, seksi, të mira në biznes e në kulturë, nëna të përkushtuara, funny, cool, që çdo i ri do ta donte një nanë si ty.
Nanën model e unike! Vjosa, ti je lum që nuk shteron kurr! Ti je me ne në çdo film, koncert e aktivitet kulturor dhe jo vetëm.
Ti je me ne në Fitness, në Pub, në skenë… Gjithandej, si Vjosa që nuk shteron kurr! U prehsh në paqe e falëmnderit për gjithçka që i ke dhënë vendit tonë të stërvuajtun!”. /Telegrafi/