Ditë më parë, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq bëri deklaratë skandaloze duke i quajtur shqiptarët njerëz të ardhur nga mali.
Lidhur me këtë që tha, pati reagime të shumta dhe tallje në rrjetet sociale, kundrejt kryeministres serbe.
Edhe personazhet publike janë shprehur të indinjuar nga kjo deklaratë, një ndër ta edhe tenori shqiptar me famë botërore, Ramë Lahaj.
Ai ka publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram dhe Facebook një video të shkurtër të këngës “Rrjedh në këngë e ligjërime”, të cilën ai e solli për fansat si dhuratë për 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
“Njerëz të malit, përshëndetje nga Hoollywood Ana Brnabiq”, ka shkruar Lahaj në Instagram dhe Facebook.
Pak a shumë postime të tilla kanë bërë qytetarë të shumtë, duke publikuar fotografi në male, për të ironizuar me postimin e saj. /Telegrafi/