Telegrafi

Ramë Lahaj ironizon me shembjen e Teatrit Kombëtar: Ç’na duhej Teatri, ne kemi nevojë për më shumë dyqane Gucci

Ramë Lahaj (Foto: Instagram)

Dje (e diel) në orët e hershme të mëngjesit është shembur Teatri Kombëtar në Tiranë.

Qytetarë e artistë të shumtë kanë vazhduar protestat edhe sot për rrënimin e këtij monumenti historik.

Reagimeve të njëpasnjëshme në rrjete sociale së fundmi iu është bashkuar edhe tenori shqiptar me famë botërore, Ramë Lahaj.

Teatri Kombëtar

Tenori nga Istogu përmes një postimi të bërë në Instastory ka shprehur pakënaqësi lidhur me ngjarjen e ditës së djeshme.

Lexo po ashtu Mbyllet protesta e artistëve në Shqipëri, nesër nuk protestohet në respekt të myslimanëve

“Ç’na duhej Teatri, ne kemi nevojë për më shumë dyqane Gucci. Urime o mendjendritur”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit në fjalë.

Ramë Lahaj ironizon me shembjen e Teatrit Kombëtar (Foto: Instagram)

Ndërkaq, vetëm disa orë më parë është mbyllur protesta e artistëve për kauzën e Teatrit.

Kjo do vazhdojë sërish të mërkurën në 17:30 pasi nesër do jetë pushim për shkak se komuniteti mysliman feston Natën e Kadrit. /Telegrafi/