Deputeti i Kuvendin të Maqedonisë, Zeqir Ramçiloviq tha “kishim takim të rëndësishëm me kryeministrin. Propozimet tona që dhamë sot në pjesën më të madhe ishin të pranueshme, ata do t’i shqyrtojnë dhe shtojnë amendamentet. Por, ata para se të dërgohen në Kuvend do të sillen neve”.
“Në pjesën tjetër të takimit u bisedua për trupin koordinues për pajtim kombëtar. Me kryeministrin konstatuam se kjo është më e mira për unitet. Këto ditë do të dorëzojmë kërkesa deri te Xhaferi për formimin e tij. Secila nismë është e mirëseardhur, për trupin koordinues të gjitha propozimet janë të mirëseardhura dhe me këtë të jepen zgjidhjet më të mira”, tha Ramçiloviq, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai shtoi se do të punojnë në mënyrë transparente dhe se të gjithë do të jenë të ftuar.
“Në vet grupin e deputetëve në më shumë raste është cekur se deputetët nuk kanë shkelur asnjë vendim të OBRM-PDUKM-së. Nuk kemi vendosur se kush do të jetë koordinator i grupit parlamentar, kjo do të dihet gjatë ditës së sotme”, tha Ramçiloviq.
Sipas tij, me hapjen e Kushtetutës respektohet vullneti i popullit të Maqedonisë./Telegrafi/