Muaji i shenjtë i Ramazanit ka hyrë në javën e dytë. Agjërimi para lindjes së diellit deri në perëndim të diellit zgjat diku nga 10 deri në 19 orë në varësi të vendit ku ndodheni në botë.
Agjërimi përfshin abstenimin nga ngrënia, pirja e lëngjeve, pirja e duhanit dhe marrëdhëniet seksuale.
Ndryshe, Ramazani fillon çdo vit 10 deri në 12 ditë më herët nga viti paraprak. Kjo për shkak se kalendari islamik bazohet në kalendarin hënor të Hixhrit me muaj që janë 29 deri në 30 ditë, përcjell Telegrafi.
Dhe herën tjetër që do të fillojë Ramazani pas 2 prillit do të jetë rreth 33 vjet nga tani, ose viti 2055.
Ndërkohë, numri i “orëve të agjërimit” ndryshon nga vendi në vend.
Myslimanët që jetojnë në vendet më jugore të botës si Kili apo Zelanda e Re do të agjërojnë mesatarisht 11 deri në 12 orë ndërsa ata që jetojnë në vendet veriore si Islanda apo Grenlanda do të kenë një agjërim 17+ orë.
Ndërsa për myslimanët që jetojnë në hemisferën veriore, numri i orëve të agjërimit do të jetë pak më i shkurtër këtë vit dhe do të vazhdojë të zvogëlohet deri në vitin 2031, vit që Ramazani do të përfshijë solsticin dimëror – ditën më të shkurtër të vitit.
Pas kësaj, orët e agjërimit do të rriten deri në solsticin e verës – dita më e gjatë e vitit verior. Për myslimanët që jetojnë në jug të ekuatorit, do të ndodhë e kundërta.
Në qytetet ekstreme më veriore si Longyearbyen, Norvegji, ku dielli nuk perëndon nga 20 prilli deri më 22 gusht, janë nxjerrë vendime fetare për të ndjekur kohën në Mekë, Arabinë Saudite ose në vendin më të afërt mysliman.
Më poshtë është numri mesatar i orëve të agjërimit në qytetet në mbarë botën – orët dhe oraret aktuale të agjërimit do të ndryshojnë sipas ditës, si dhe metodat e llogaritjes:
– Nuuk, Grenlandë : 18-19 orë
– Reykjavik, Islandë: 17-18 orë
– Helsinki, Finlandë: 16-17 orë
– Stokholm, Suedi: 16-17 orë
– Glasgow, Skoci, UK: 16-17 orë
– Amsterdam, Holandë: 15-16 orë
– Varshavë, Poloni: 15-16 orë
– Londër, MB: 15-16 orë
– Paris, Francë: 15-16 orë
– Nur-Sultan, Kazakistan: 15-16 orë
– Bruksel, Belgjikë: 15-16 orë
– Cyrih, Zvicër: 14-15 orë
– Ottawa, Kanada: 14-15 orë
– Sofja, Bullgari: 14-15 orë
– Romë, Itali: 14-15 orë
– Madrid, Spanjë: 14-15 orë
– Lisbona, Portugali: 14-15 orë
– Athinë, Greqi: 14-15 orë
– Pekin, Kinë: 14-15 orë
– Washington, DC, SHBA: 14-15 orë
– Pyongyang, Koreja e Veriut: 14-15 orë
– Ankara, Turkqi: 14-15 orë
– Rabat, Marok: 14-15 orë
– Tokyo, Japoni: 14-15 orë
– Islamabad, Pakistan: 14-15 orë
– Kabul, Afganistan: 14-15 orë
– Teheran, Iran: 14-15 orë
– Kajro, Egjipt: 13-14 orë
– Jerusalem: 13-14 orë
– Gaza, Palestinë: 13-14 orë
– New Delhi, India: 13-14 orë
– Hong Kong: 13-14 orë
– Riad, Arabia Saudite: 13-14 orë
– Doha, Katar: 13-14 orë
– Kuala Lumpur, Malajzia: 13-14 orë
– Brasilia, Brazil: 12-13 orë
– Johannesburg, Afrika e Jugut: 12-13 orë
– Canberra, Australia: 12-13 orë
– Christchurch, Zelandë e Re: 11-12 orë /Telegrafi/