Gjilani ka vazhduar me fitore pasi ka mposhtur Trepçën ’89 me rezultat minimal 1-0.
Pasi 45 minutat e para përfunduan pa gola 0-0, në minutën e 76-të ishte Albert Dabiqaj që realizoi golin e fitores.
Trajneri i Gjilanit, Zekirija Ramadani
“Jo vetëm ne, por edhe skuadrat tjera kanë pasur vështirësi përballë Trepçës ’89, pasi kanë kundërsulmin e fortë si armë”.
“Duhet të shënosh në fillim për t’i ndëshkosh në armën e tyre më të fortë”, tha Ramadani.
Tutje trajneri shkupjan tha se kërkoi nga futbollistët e tij të heqnin dorë nga loja e bukur, pasi rëndësi kishin vetëm pikët.
“Nuk kishim fat të shënonim në fillim, por megjithatë arritëm të shënojmë dhe ta fitojmë ndeshjen me një gol”.
“U thash lojtarëve të heqin dorë nga loja e bukur dhe të fitojmë pikët për të ruajtur vendin e tretë”, ka thënë Ramadani. /Telegrafi/