Site icon Telegrafi

Ramadani: Prishtina e dominoi takimin – por Drita kishte përvojën

Zekirija Ramadani është deklaruar pas barazimit 1-1 të Prishtinës ndaj Dritës në kuadër të Superligës së Kosovës.

Trajneri i bardhekaltërve ka thënë pas takimit se ata e dominuan Dritën, mirëpo këta të fundit fituan fal përvojës.

“Kur nuk arrijmë fitore fajin e shohim tek vetvetja, faji është tek ne dhe nuk jam as trajneri i parë as i fundit që them se kur nuk shënon edhe pëson”, ka thënë Ramadani për “ArtSport”.

Lexo po ashtu Derbi mbyllet me barazim në "Fadil Vokrri" - Drita është kampione e stinorit vjeshtor

“Unë mendoj se sot dominuam, kishim rastet dhe rezultatin. Nuk duhet të jemi më evropian, ata arritën të humbin kohë dhe ne nuk arritëm ta bënim këtë gjë”.

“I uroj futbollistët për angazhimin, është normale që çdo sulmues mund të humbas raste, duke marrë parasysh që afati është i vështirë për të gjetur futbollistë cilësor duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të mos bëjmë gabime në përforcime, atë përforcim që ta bëjmë të jetë i duhuri”, përfundoi strategu i Prishtinës. /Telegrafi/

Exit mobile version