Analisti politik Ismet Ramadani në një deklaratë për A1on theksoi se për thirrjes së Partisë Socialiste të Maqedonisë për formimin e një platforme maqedonase qëndron Nikolla Gruevski dhe OBRM-PDUKM-ja, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kjo është një libër i lexuar dhe nuk është e vështirë të vihet deri tek fakti se Nikolla Gruevski tani flet përmes njerëzve që asnjëherë nuk kanë folur përderisa kanë qenë në koalicion me OBRM-PDUKM-në. Në kohën e fundit Gruevski flet përmes partive më të vogla, e shohim se jep mesazhe përmes Amdi Bajramit, Ljubisha Ivanov dhe eksponentëve tjerë të cilët nuk thonë asgjë në lidhje me atë se si zhvillohet situata politike në Maqedoni”, deklaroi Ramadani.
Sipas tij, kjo është mënyrë e komunikimit kur Gruevski është i vetëdijshëm se mundësitë për formimin e qeverisë me BDI-në janë të vogla ose fare nuk ekzistojnë./Telegrafi/