Trajneri i Gjilanit, Zekirija Ramadani, ka thënë se është i kënaqur me skuadrën e tij pas fitores ndaj Trepçës ’89 me rezultat 3-1,
Ai shtoi se skuadra e tij edhe pse ishte duke humbur u kthye pasi ka shpirt, motiv dhe kualitet.
“Ndeshja ndaj Trepçës ’89 ishte mjaftë e vështirë. Pranuam gol në rastin e parë që pati Trepça ’89 nga një gabim i yni. Pjesa e parë na shpërbleu me golin në minutën e fundit dhe kjo bëri që në dhomat e zhveshjes të shkonim me rezultat të barabartë, e jo me negativitet”.
“Në pjesën e parë folëm dhe e dinim çfarë të bënim. Na mungonte pasimi, por kjo vjen si pasojë e lodhjes, pasi ishte ndeshja e tretë brenda gjashtë ditësh”.
“Po ashtu ishte vapë e madhe dhe ishte e vështirë të luhej, por objektivi u arrit”.
“Është shumë me rëndësi, është fitorja e dytë brenda katër xhirosh me përmbysje rezultati. Ky ekip ka shpirt, motiv dhe kualitet”, ka thënë Ramadani. /Telegrafi/