Telegrafi

Ramadani: Kosova doli shumë më mirë në pandemi se skenarët e parashikuar

Drejtori i Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani ka thënë se situata shëndetësore në Kosovë është më e qëndrueshme se më parë sa i përket coronavirusit.

Ramadani thotë se Kosova ka dalë shumë më mirë se skenarët që ishin parashikuar para fillimit të pandemisë në vendin tonë.

“Skenarët kanë qenë të frikshme ndonjëherë se ku kemi mundur të shkojmë, nëse nuk do t’iu ishim përmbajtur rekomandimeve të IKSHPK-së dhe zbatimit të masave të përkohshme të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë”.

Ai ka falënderuar qytetarët dhe prijësit fetarë duke ndihmuar në mbajtjen nën kontrollë të situatës pandemike.

Drejtori i IKSHPK-së thotë se duke respektuar masat mbrojtëse nuk do të jetë e vështirë që të mbahet situata nën kontrollë.

“Jemi në përfundim të lakores, e cila ka një bisht epidemik që do të zgjasë disa javë, ose disa muaj. Në bazë të masave që kemi ndërmarrë, faza e kthimit të virusit mund të shfaqet, por edhe të shfaqet në një intensitet shumë më të vogël”, tha Ramadani./Telegrafi/