Feronikeli arriti një pikë me vlerë në udhëtim tek lideri aktual Llapi.
Skuadra nga Drenasi ishte në disavantazh që nga minutat e para të ndeshjes por shpejtë barazoi rezultatin në 1-1.
Trajneri i Feronikelit, Zekirija Ramadani ka mbetur shumë i kënaqur me barazimin ndaj bardh e kaltërve.
“Jemi të kënaqur me këtë barazim. Nuk duhet të humbim ndaj ekipeve rivale. Llapi e ka llogaritur një trepikësh sot dhe ne ia humbëm dy pikë”.
“Është një kampionat shumë i vështirë”, deklaroi Ramadani për Super Sport Kosovën.
Në fund trajneri shqiptar nga Maqedonia, deklaroi se skuadra e tij me kualitetin që ka duhet ta përfundojë edicionin në tri pozitat e para.
“Orari nuk është i lehtë apo i vështirë, sepse duhet të luajmë ndaj të gjitha skuadrave .Me kualitetin që e kemi në ekip, meritojmë të jemi në tri vendet e para”, përfundoi Ramadani. /Telegrafi/