Site icon Telegrafi

Ramadani: Ishim më të mirë në fushë, meritonim tri pikët

Feronikeli ishte nikoqire e Prishtinës në javën e 18-të të kampionatit kosovar.

Ndeshja derbi përfundoi ashtu siç filloi pa gola edhe pse ishin disa raste të mira shënimi.

Trajneri i vendasve, Zekirja Ramadani ka thënë se skuadra e tij ka merituar tri pikët nga kjo ndeshje.

“Ndoshta në Mitrovicë nuk kemi merituar më shumë se një pikë, por sot me këtë lojë që e bëmë merituam tri pikët”.

“ Të bësh kësi ndeshje në këto kushte tregon se e meritonim fitoren. Prishtina hiq një rasti që e pati në pjesën e parë, nuk e lejuam të na krijojë më shumë sot ishin me fat”, tha Ramadani.

Tutje trajneri shkupjan foli edhe për lëndimet që po përballet skuadra e tij.

Pikërisht në ndeshjen e sotme u detyrua të dalë nga fusha Mendurim Hoti pas një lëndimi.

“Hendikep i madh për ne ishte edhe lëndimi i Mendurim Hotit që deri sa lëshoi fushën ishte më i miri”.

“Sot na mungoi edhe Mark Milicaj dhe e kishim problem ta zëvendësonim”, përfundoi Ramadani.

Feronikeli e përfundon stinorin vjeshtor me 28 pikë të tubuara dhe zë pozitën e pestë në tabelë. /Telegrafi/

Exit mobile version