Feronikeli ka pësuar një humbje befasuese 1-2 nga Ferizaj para adhuruesve të vet.
Pas kësaj disfate Nikli tani ndan pozitën e parë me Prishtinën me nga 62 pikë të tubuara.
Pas ndeshjes ka folur edhe numri një i shtabit teknik të Niklit, Zekirija Ramadani.
Trajneri shkupjan ka thënë se disfata nuk është e mirë, ndërsa shtoi se Ferizja u nënvlerësua nga lojtarët e tij.
“Disfata nuk është e mirë. Ndoshta deri sa të vijmë tek gabimi i portierit, kishim raste për të dyfishuar rezultatin. Ndoshta kishte edhe nënvlerësime në disa momente. Një hap i gabuar që i gëzon të tjerët”, tha Ramadani pas ndeshjes.
“Mbetet punë e madhe për të rikuperuar këtë gabim. S’ka mbaruar asgjë për titull. Më shumë më vjen keq për lojtarët që dhanë maksimumin. Është humbje e rëndë”, tha Ramadani.
Krejt në fund Ramadani ka folur edhe për gabimin e portierit Smakiqi.
“Duhet të punojmë për ndeshjen e Kupës. Gabimet e portierit janë normale, edhe ai mund të gabojë. Lufta e kemi menduar që nga fillimi që mund të vendos ndeshja e fundit. Në aspektin psikologjik, Prishtina e Llapi janë më mirë se ne”, shtoi Ramadani. /Telegrafi/