Trajneri i Gjilanit, Zekirija Ramadani, ka vlerësuar shpirtin luftarak të ekipit pas barazimit 1-1 ndaj Prishtinës në shtëpi.
Gjilani mbetet lider në Superligë pas gjashtë xhirosh, ku ka marr katër fitore dhe dy barazime.
Elton Cale shënoi në Gjilanin, ndërsa Prishtina barazoi në pjesën e dytë me Kreshnik Ukën.
“Nuk kemi matës se deri ku mund të arrijmë ne këtë edicion. Me këtë karakter që shfaqin lojtarët në stërvitje e në lojë, mund të them se jemi brenda objektivit”.
“Mund të kemi ndonjë befasi në fund të kampionatit. Shpresoj të dalë ashtu”, ka thënë Ramadani.
Gjilani ka 14 pikë pas gjashtë ndeshjeve, ndërsa Prishtina me 8 pikë është në vendin e katërt. /Telegrafi/