Trajneri i Feronikelit, Zekirija Ramadani, i është gëzuar triumfit të skuadrës së tij në javën e 31-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll dhe ka paralajmëruar edhe dy takime shumë të vështira në garën për titull.
Lideri i kampionatit fitoi me rezultat 4-1 kundër kampionit nga edicioni i kaluar, Drita, për ta mbajtur primatin në tabelë.
Derisa i është gëzuar kësaj fitoreje, Ramadani ka thënë se skuadra e tij i ka edhe dy finale para vetes, ndaj Llapit dhe ndaj Prishtinës.
Ai ka thënë se skuadra e tij e ka potencialin e nevojshëm për të vazhduar rrugëtimin dhe për të qëndruar në krye të tabelës deri në mbyllje të kampionatit.
Feronikeli në xhiron e ardhshme është mysafir i Llapit, ndërsa në javën e fundit luan si nikoqir i Prishtinës – dy rivalëve për titull. /Telegrafi/