Gjilani dhe Ferizaj kanë ndarë pikët në kuadër të xhiros së 19-të në Albi Mall Superligë.
Pas 90 minutave lojë në stadiumin me bari sintetik rezultati ishte ai i fillimit të ndeshjes pa gola 0-0.
Trajneri i Gjilanit, Zekirija Ramadani tha pas ndeshjes se iu mungoi fati, pasi krijuan raste të shumta.
“Ishte çështje fati. Nuk është se nuk e deshëm fitoren. Krijuam shumë, sidomos pas minutës 30-të, Enea u harrua që ishte në portë”.
“Provuam edhe me harkime që është arma jonë më e fortë. Është edhe meritë e kundërshtarit që nuk fituam. Gjithmonë ndeshjet e para janë të vështira kur përballë ke një skuadër që nuk ka çfarë të humb”.
“Ferizaj është në vendin e fundit dhe çdo pikë për ta është e madh. Unë jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve. Nëse vazhdojmë me këtë karakter, do t’i gëzohemi objektivit”, ka thënë Ramadani. /Telegrafi/