Site icon Telegrafi

Ramadani: Barazimi epilog real në derbin e qytetit

Gjilani dhe Drita kanë luajtur baras në derbin e qytetit të Gjilanit 1-1.

Ka qenë një derbi i bukur, por që mungoi përkrahja nga dy tifozëritë e jashtëzakonshme Skifterate e Gjilanit dhe Intelektualët e Dritës.

Baton Zabërgja realizoi gol për vendasit, derisa Almir Ajzeraj barazoi shifrat në 1-1 për mysafirët.

Trajneri i Gjilanit, Zekirija Ramadani ka thënë se barazimi ka qenë epilog real i kësaj sfide.

“Ishte një derbi i vërtetë më shumë duele, mendoj se e kemi menaxhuar mirë situatën edhe ndeshjen. Në shënuam të parët dhe ishim afër fitores, por në fund na ndëshkoi Drita për të barazuar. Epilogu real ishte barazimi, pasi asnjëra prej ekipeve nuk e merituam fitoren për shkak se nuk krijuam shumë raste”, tha Ramadani.

“Nëse do të ishin tifozët do të ishte ndeshja edhe më interesante sigurisht edhe me kartonë të kuqë. Pasi adrelanina që krijojnë tifozët është jashtëzakonisht e mirë. Gjithsesi uroj që ndeshjet e ardhshme t’i zhvillojmë me tifozë”, tha Ramadani.

Drita vazhdon kryesimin në Albi Mall Superligë me 32 pikë, pesë më shumë se Ballkani që ka tre ndeshje më pak të zhvilluara.

Ndërkohë Gjilani ngritët në vendin e tretë me 24 pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version