Telegrafi

Ramadani: Ballkani na mposhti me dy goditje në portë

Trajneri i Gjilanit, Zekirija Ramadani, ka thënë se Ballkani i mposhti me dy goditje në portë.

Sipas tij ishte Gjilani që kishte më shumë nga loja, por kualitetet individuale e vendosën ndeshje.

“Ne patëm lojën, rastet, por nuk patëm golat. Ballkani arriti atë që deshi dhe i mori tre pikët. Jam i kënaqur me lojën, por jo me rezultatin”.

“Nëse i marrim dy skuadrat, ndoshta nuk është se u vërejt ndonjë dominim i Ballkanit. Me taktikë ishim shumë mirë. Doli në dukje kualiteti i dy individëve, Korenica dhe Rrahmani. U dëshiroj shëndet e suksese”.

“Me dy gjuajtje, dy gola, 2-0. Ishte ndeshje shumë e vështirë edhe për ta barazuar rezultatin edhe pse kishim raste. Duhet të punojmë në realizim”, ka thënë Ramadani.

Ballkani është kthyer në pozitën e parë me 54 pikë, ndërsa Gjilani është i treti me 40 pikë. /Telegrafi/